10:10 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Moti i keq në vend, policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes të veçantë në…

Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve me synim që në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona te vendit – kryesisht ato veriore dhe verilindore të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:

E bën rrugën më të padukshme;

Ul shíkueshmërinë;

Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;

Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

Zvogëloni shpejtësinë;

Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;

Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;

Mbani krahun e djathtë;

Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;

Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku,

Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës.

Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet te mbani parasysh:

Mos lëvizni nga vendngjarja,

Telefononi menjëherë në numrat e tel.112 dhe129 Policinë e Shtetit, Ambulancën nr.127 ose 112(Në Tiranë), 128 Zjarrëfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë.

Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja.

Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;

Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek forsforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave.

Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distance të mjaftueshme. Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia.

Përdorni mjetet e ndihmës së parë.

Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejedrejtimit.

Në raste në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, sherbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve në këto ditë festash të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.