Moti i ligë, dëmtohet vetura në qendër të Prishtinës

Erërat e forta dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prishtinë.
Nuk kanë munguar as edhe dëmtimet e veturave luksoze, shkruan Indeksonline.
Në një video që ka arritur në redaksinë tonë shihet se në qendër të Prishtinës, erërat e forta kanë këputur një pemë, e cila ka rënë afër një veture.
Kujtojmë që reagimi i kryetarit, Shpend Ahmetit ishte i menjëhershëm.
Ai ka njoftuar që ekipet janë në terren për sanim, ku edhe ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kenë kujdes.
Për cdo emergjencë, Ahmeti apelon që të thërrasin në Komunë në numrin 080012233./Indeksonline/