21:07 / E Diele, 20 Qershor 2021 / AR

Moti i mirë, dyndje e qytetarëve te Liqeni Artificial në Mitrovicë

Moti i mirë që po mbizotëron ditëve të fundit në Kosovë ka bërë që qytetarët të frekuentojnë më shumë natyrën.

Sonte dyndje të qytetarëve ka te Liqeni Artificial në Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e siguruara shihet se qytetarët kanë dalë për shëtitje dhe duket se po argëtohen atje.