Moti i nxehtë në Kosovë, deri në javën e parë të shtatorit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë do të vazhdojnë të jenë temperaturat e larta, të cilat do të arrijnë deri në 33 gradë Celsius.
“Masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë deri me datën 4 shtator, duke e mbajtur ketë situatë termike me temperatura të larta. Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit patë reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Muajin korrik që e lamë, ishte muaji më i nxehtë, sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë Celsius, por edhe muaji gusht e mbajti konstant, pothuaj gjithë atë valë të nxehtit Afrikan
Do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.