75 Mall Live Search
07:42 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / L K

Moti i nxehtë sot, temperaturat arrijnë deri në 33 gradë

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, në Kosovë pati sasi të mëdha të të reshurave.

Një nga qytetet më të prekura ishte Prishtina, ku në shumë zona pati edhe vërshime.