75 Mall Live Search
07:32 / E Enjte, 29 Janar 2026 / MSH1

Moti: I vranët dhe me riga lokale shiu

Të enjten në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu në disa zona.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vranësirat do të jenë prezente pothuajse në gjithë territorin, ndërsa vende-vende priten riga shiu me intensitet të lehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.