75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Moti me borë, a mund të anulohet ndeshja e sotme Kosovë-Lituani?

Sot nga ora 20:45 është paraparë zhvillimi i miqësores në futboll, Kosovë-Lituani. Bora që po bie në Prishtinë mund të vështirësojë performancën e lojtarëve, por jo të vë në dilemë zhvillimin e ndeshjes.

Indeksonline ka kontaktuar Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se ndeshja do të luhet siç është paraparë.

“Stadiumi “Fadil Vokrri” është pastruar dhe po pastrohet nga bora edhe tani. Ndeshja do të luhet ashtu siç është paraparë” thuhet në konfirmimin e FFK-së.

Përfaqësuesja e Lituanisë ka arritur dje në Kosovë dhe është gati për miqësoren e radhës./Indeksonline/