Moti: Me diell dhe vranësira të shpërndara

Edhe sot, në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius.
Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.