Moti me shi, vetaksident në Pejë, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pejë.
Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj motit me shi, vetura ka humbur kontrollin në lagjen Fidanishte duke përfunduar jashtë rrugës.
Shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Pejës./Indeksonline/


