75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / S Z

Moti me shi, vetura në dalje të Pejës del jashta rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Pejës.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, shiut të rrëmbyeshëm që ka përfshirë zonën.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet vetura e aksidentuar, e cila ka përfunduar tërësisht jashtë rrugës./Indeksonline/