07:20 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.

Ata kanë paralajmëruar edhe reshje shiu gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius.

Shtypja atmosferike, sërish do të regjistroj vlera të rritura, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe juglindja e lehtë deri mesatare.