06:56 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Moti në Kosovë, këto janë temperaturat për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe nesër në vendin tonë do të vazhdojnë temperaturat të ftohta, ku temperatura minimale do të jetë 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë 16 gradë Celsius.

“Edhe dita e enjte parashihet të mbetet nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit. Në këtë situatë sinoptike do të mbajë mot me diell por i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i  verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK./Indeksonline/