09:44 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Moti në Kosovë për sot dhe ditët në vijim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i butë dhe kryesisht me diell, ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ditën e mërkurë me kalimin e një fronti të ftohtë, vranësirat do të shtohen, e në orët e mbrëmjes priten edhe reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri në +4C, ndërsa maksimalet nga +8C deri në +11C.

Temat: