09:00 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Moti në Shqipëri, me diell

Në Shqipëri parashikohet që sot të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të pakta e mesatare në qendër dhe veri.

Moti do të jetë kryesisht i vranët në orët e mesditës në zonën jugore.

Në mesditë dhe pasdite do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët në jug, ndërsa në orët e mesditës në jugperëndim, lokalisht deri mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi kalimtare.

Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15m/sek në bregdet. Deti i forcës 3-4 me lartësi vale 1.5-2.3metër. Ndërsa do të ketë mjegull për shkak të reshjeve.

Qytetet Temperaturat në °C

Shkodër 22/36 re diell

Kukës 19/32 diell me pika shi

Lezhë 25/35 re diell

Dibër 17/29 diell me pika shi

Durrës 23/34 re diell

Tiranë 24/35 re diell

Elbasan 21/34 shi diell

Berat 20/34 shi diell

Vlorë 23/33 shi diell

Korcë 16/27 shi diell rrufe

Gjirokastër 18/35 shi diell rrufe

Sarandë 18/34 shi diell ./ATSH/