08:42 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Moti në Shqipëri

Të shtunën, deri vonë pasdite vendi mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Veriore. Mbrëmja do shtojë vranësirat në territor duke sjellë vonë në mbrëmje dhe gjatë natës shira në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në zonat malore por mbeten thuajse konstante në ultësirën perëndimore, njofton Meteoalb.

Të dielën, vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në veri dhe lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.