75 Mall Live Search
14:41 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Moti në Teksas: Pas ndërprerjes së energjisë, banorëve u kërkohet të vlojnë ujin para përdorimit

Gati shtatë milionë banorëve në shtetin amerikan të Teksasit u është thënë të vlojnë ujin e çezmës para se ta konsumojnë pasi një stuhi vdekjeprurëse e dimrit shkaktoi ndërprerje të energjisë në impiantet e trajtimit, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Stuhia e madhe që përfshiu jugun e SHBA-së ka vrarë të paktën 24 njerëz dhe ka lënë miliona pa energji.

Temperaturat e ngrirjes gjithashtu kanë shkaktuar plasjen e tubave të ujit, pavarësisht përpjekjeve të disa pronarëve të shtëpive për t’i izoluar ato nga të ftohtët, duke përdorur batanije.

Rrjeti energjetik i shtetit është mbingarkuar nga një rritje e kërkesës, ndërsa njerëzit përpiqen të ngrohen në disa nga temperaturat më të ftohta atje në më shumë se 30 vjet, duke arritur -18 C në fillim të kësaj jave.

Një i ashtuquajtur “njoftim i ujit të vluar” është lëshuar për Hjustonin dhe zonat përreth, me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që këshillojnë që i gjithë uji i planifikuar për konsum – edhe nëse filtrohet – duhet të vlohet pasi mund të jenë të kontaminuar.

Vetëm uji i vluar ose në shishe duhet të përdoret, përfshirë këtu për larjen e dhëmbëve, tha CDC-ja./IndeksOnline/