75 Mall Live Search
23:31 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / OSH

Moti nesër: Ftohtë e borë

15.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Nuk përjashtohen mundësi për reshje lokale bore.

16.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje mund të priten reshje të dobëta bore, e në vise më të ulëta edhe shiu

17.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Priten edhe reshje bore, që ditën edhe mund të përzien me shi.

Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.Temperaturat do të jenë më të ulëta nga vlerat mesatare me minimale që zbresin në -1C e -3C, e maksimalet parashihet të jenë në vlera pozitive 1C deri në 3C.Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-9m/s, të martën edhe mesatarisht të fuqishme deri në 12m/s.Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.