75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Moti nesër, mëngjesi me mjegull e ngrica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se temperaturat minimale do të arrijnë deri në -11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë në 4 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Në disa zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera pozitive, transmeton Indeksonline.

“Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes’, njofton IHMK.