07:12 / E Mërkurë, 04 Gusht 2021 / OSH

Moti, nga nesër priten rrebeshe me bubullima

Nga e enjta ndryshim i motit, me rënie temperaturash dhe mundësi për rrebeshe me bubullima.

4.08 – Mbetet mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

5.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë nxehtë. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

6.08 – Paradite me kthjellime, ditën priten zhvillime të vransirave e mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C, e maksimalet fillimisht luhaten nga 34C deri në 36C, e nga dita e enjte zbresin në 30C e 28C.Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 6-15m/s, ditën e hënë edhe me hove deri në 17m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e ditën e enjte me tendencë të rënies.