75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Moti për ditën e enjte

Gjatë ditës së nesërme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Në fushat barike do të ketë rënie të theksuar të temperaturave, por që vlerat termike do të ngrihen ndjeshëm, krahasuar me gjendjen e fundit që kishim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.