18:54 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Moti për ditën e nesërme

Të enjten në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe kryesisht i qetë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, njofton IHMK’ja.

Sipas institutit, do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare.