75 Mall Live Search
23:19 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Moti për ditën e nesërme

Të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. E, mot me temperatura të ulëta do të mbajë edhe të enjten.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.