20:22 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Moti për ditën e nesërme

Vendi do të ndikohet të enjten nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.