75 Mall Live Search
07:39 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Moti për ditën e sotme është kryesisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se moti për ditën e sotme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.

“Vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar””, thotë Instituti.

Sipas tyre në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikojë që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.