07:14 / E Premte, 24 Qershor 2022 / OSH

Moti për ditën e sotme

Mot i paqëndrueshëm dhe i nxehtë në ditët e ardhshme. Të enjten sërish priten rrebeshe e bubullima, e të premten më shumë diell dhe kthjellime.22.06.2022 – Mot jostabil ka filluar të shtrihet mbi vendin tonë, që ditën e sotme dhe të nesërme, shfaq kushte për rrebeshe me bubullima, e vende-vende edhe stuhi me erë e breshër lokalisht.Ditën e premte, gjatë ditës parashihet mot më stabil, kryesisht me diell. Në fundjavë kushte për rrebeshe e bubullima na shfaqen sërish ditën e shtunë, derisa ditën e diel mundësi për riga lokale shiu.Fillimi i javës së ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, mund të favorizojë kushte më stabile të motit, me më shumë intervale me diell dhe më nxehtë.Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

24.06 – Orëve të hershme të mëngjesit, vende-vende mbesin mundësi për rrebeshe shiu.