75 Mall Live Search
23:45 / E Premte, 07 Janar 2022 / OSH

Moti për ditët e ardhshme

Në ditët e fundjavës periudha më të zgjatura të qetësisë mbajnë ndotësit më pak të shpërndarë, duke rritur koncentrimin e tyre pranë sipërfae, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Orëve të pasdites në pjesët ku mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajor, indeksi mund të kaloj edhe në të pranueshme, por shkurtimisht. Nga dita e hënë fuqizimi i erës ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit shënon përmirësim ku do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.


8.01 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe priten edhe riga lokale shiu, me më shumë mundësi paradite dhe vonë në mbrëmje. Në vise malore edhe borë.

9.01 – Kryesisht me vransira, e herë herë me riga lokale shiu. Reshje bore priten në vise malore.


10.01 – Më ftohtë, me erë e kryesisht me vransira dhe me të reshura të dobëta bore kohëpaskohe.
11.01 – Mbetet ftohtë, e kryesisht me vransira dhe do të fryjë erë e ftohtë veriore. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, ditën në vise të ulëta mund të përzien edhe me shi.


10.01 – Ftohtë, me vransira e diell. Herë herë priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Ditën reshjet pritet të pushojnë.