75 Mall Live Search
22:56 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Moti për ditët në vazhdim, pritet ngritje temperaturash

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë fushat me presion të lartë atmosferik do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.