75 Mall Live Search
20:42 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Moti për dy ditë e ardhshme, vikendi nisë me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, nëpër vise të larta ka mundësi të ketë riga të izoluara shiu.

Dita e shtune parashihet me mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.