75 Mall Live Search
07:06 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

Moti për dy ditë, ja kur pritet të bie shi

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta. Vranësirat kryesisht ditën enjte dhe tutje, parashihen  të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin,  në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s.