Moti për dy ditët e ardhshme

Nga e premta priten reshje shiu, e të shtunën edhe reshje bore. Në fundjavë më ftohtë.23.12.2020 – Rryma të ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, kushtëzojnë një mot të butë në dy ditë e ardhshme. Të enjten orëve të mëngjesit nëpër ultësira mbeten mundësi për mjegull.Formimi i një cikloni në Italinë veriore në ditët e ardhshme sjell shtim të vransirave, që nga pasditja dhe mbrëmja e së premtes do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Gjatë ditës së shtunë me rënie edhe të temperaturave, shiu shndërrohet në borë, që vazhdon edhe gjatë natës.
E ditën e diel, vende-vende reshjet e borës përzien edhe me shi, e deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Javën e ardhshme në fillim mot më i butë, me vransira të ndryshueshme dhe erë, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.Ndryshimi i situatës meteorologjike në ditët në vijim, ku parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit nga vlera të dobëta gradualisht zbret në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e në fundjavë vende-vende edhe të mira.
24.12 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në ultësira në mëngjes mjegull/mjegullinë, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.
25.12 – Kryesisht me vransira dhe butë. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, të cilat vende-vende vazhdojnë edhe gjatë natës.