Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten parashihet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat vende-vende do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët.
“Të shtunën mot kryesisht me diell por i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.