07:18 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme.

IHK njofton se vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar.

Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.