Moti për këtë javë, do të ketë edhe reshje bore
Fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin tonë orëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten të pranishme deri ditën e mërkurë, duke krijuar kushte për mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu deri sa në viset malore do të ketë mundësi edhe për reshje bore.
Të mërkurën reshjet e borës vende-vende mund të arrijnë edhe në viset e ulëta.Sa i përket fushave termike, dita e hënë mbetet me temperaturat më të larta, kurse në ditët tjera, grafiku i fushave termike do të shënojë rënie duke regjistruar edhe vlera negative, sidomos të enjten dhe të premten.