Moti për nesër dhe të shtunën, priten reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e premte pritet të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët.
Tutje parashikohet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.
