75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / OSH

Moti për nesër, prapë reshje shiu

22.02 – Ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes priten reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore dhe pjesë të rrafshit të Kosovës edhe reshje bore.  Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e në mbrëmje me kthjellime.

23.02 – Ngrica në mëngjes dhe kryesisht me diell paradite.  Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.  Vonë në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu apo edhe bore në vise kodrinoro-malore.

24.02 – Pjesërisht vranët.  Ditën intervale me diell, e në mbrëmje kthjellime.

25.02 – Kryesisht kthjellët.  Në mëngjes ngrica, e ditën më butë.

Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin nga 5C edhe deri në -3C ditën e premte, e maksimalet nga 14C, ditën e hënë, zbresin edhe në 5C ditën e martë.

Ditën e hënë do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s, e të martën në mëngjes edhe e fuqishme nga verilindja me hove deri në 18m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale, e më pas shënon rritje.