Moti për nesër: Reshje shiu e bubullima

Fundjava parashihet të sjell përkeqësim të motit, me rënie të temperaturës, me kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi qysh nga orët e para të ditës.
Ditën e diel e të hënë do të ketë më shumë diell, por se mbeten ende kushte që përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.
14.05 – Mot jostabil, me vransira e diell. Që nga orët e paraditës priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.
15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull. Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.