Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Ditëve në vijim mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Në fundjavë priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
Sipas “Prishtina Weather” ky do të jetë moti për ditët në vijim:
24.07.2019 – Vala e të nxehtit nga
Europa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të
kontinentit europian, do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, ku do të
kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Mirëpo kjo valë e të nxehtit do të jetë afatshkurtër, sepse ditëve të fundjavës
një vorbull ciklonike nga Atlantiku do t’i afrohet rajonit nga perëndimi, që do të sjellë mundësi për zhvillime të shtrëngatave me
shi, e nga fillimi i javës do të depërtojnë edhe masa më të freskëta ajrore që
do të zbresin temperaturat rreth vlerave mesatare.
25.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të vransirave
lokale.
26.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.
27.07-28.07 – Kryesisht nxehtë. Të shtunën, paradite kryesisht kthjellët.
Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. DItën e diel, me
vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me
shi.
29.07 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me shi. Pasdite priten zhvillime të
shtrëngatave me shi.
Temperaturat
e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri
në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 32C, e në fillim të javës së ardhshme do
të pësojnë rënie të lehtë deri në 26C.
Do të fryj erë e lehtë verilindja 2-4m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi
2-5m/s.
Shtypja atmosferike gjatë fundjavës do të pësojë rënie të theksuar nën vlera
normale.