07:34 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Moti për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 19 dhe 21 gradë Celsius.