07:51 / E Martë, 26 Janar 2021 / M. M

Moti për sot, ftohtë dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ftohtë dhe me reshje bore.

IHK njofton se këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.