Moti për sot: Shumë ngrohtë

Ditëve në vijim më shumë diell, e temperaturat në rritje. Të shtunën më ftohtë dhe me erë, por pa të reshura. Nga e diela sërish kthjellime dhe më ngrohtë.
5.05.2021 – Dy ditëve në vijim në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat shënojnë rritje. Ditën e shtunë me kalimin e një fronti të ftohtë mbi rajon, parashihet të mbajë mot më i ftohtë, me vransira orëve të mëngjesit, të cilat gjatë ditës shpërndahen.
Nga dita e diel parashihet mot më stabil, me kthjellime dhe diell e ditën e hënë temperaturat mund të rriten edhe mbi 26C.
Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë mund të kalojnë edhe në vlera mesatare. Ditën e shtunë erërat më të theksuara nga verilindja shpërndajnë edhe me shumë ndotësit ajror, kështuqë indeksi mund të zbres edhe në vlera të mira.
Me motin që parashihet të ketë më shumë diell, ekspozimi ndaj rrezatimit ultravjollcë do të jetë në rritje, e indeksi UV do të jetë në vlera të larta, por edhe shumë të larta nga dita e diel, e që në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në diell orëve të mesditës.
7.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
8.05 – Më ftohtë dhe me erë, në mëngjes kryesisht me vransira. Ditën priten kthjellime.