Moti për të mërkurën: Më shumë vranësira, me rrebeshe e bubullima

Fillimisht ditën e mërkurë do të ketë pak intervale me diell, derisa vransirat fillojnë të depërtojnë mbi vend, që sjellin mundësi për reshje shiu pjesëve perëndimore.
Gjatë ditës me zhvillime të vransirave vertikale, pritet të ketë rrebeshe shiu e bubullima. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-12m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 22C e 23C.
Intervale më të gjata me diell po parashihen ditën e enjte dhe të premte, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Orëve të pasdites të enjten priten zhvillime të rrebesheve në pjesë të vendit, e të premten më shumë nga pjesë malore.
Temperaturat maksimale në rritje e shkojnë deri në 22C e 25C. Frynë erë mesatare jugperëndimore 5-12m/s. Në fundjavë më shumë vranësira përfshinë vendin, me reshje më të vazhdueshme shiu kohëpaskohe. T
emperaturat pësojnë rënie deri në 16C e 18C. Erërat ndryshojnë drejtimin nga verilindja dhe frynë me intenzitet mesatarë 5-12m/s.