75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Moti për vikend në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtij vikendi në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Të shtunën vranësirat do të jenë të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore.

Sasitë e reshjeve parashihet të jenë të ulëta. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Fundi i javës vijuese parashikohet të jetë me reshje të konsiderueshme.