23:14 / E Premte, 12 Nëntor 2021 / MSH

Moti për zgjedhjet e të dielës, ideal për dalje sa më të madhe

Të dielën e 14 nëntorit të gjitha komunat në Kosovë do të mësojnë emrat e kryetarëve për 4 vitet e ardhshme.

Balotazhi do të përcaktojë emrat e kryetarëve, por edhe bilancin se cila parti ishte fituese e zgjedhjeve dhe cilat ishin humbëse.

Moti në Kosovë është në favorin e qytetarëve për dalje sa më të madhe në zgjedhje.

Më 14 nëntor, temperaturat sillen nga 4 deri në 13 gradë celsius më e lartë në ditën e zgjedhjeve.

Moti pritet të jetë stabil dhe pa reshje të shiut. Balotazhi do të zhvillohet në 21 komuna të Kosovës./Indeksonline/