75 Mall Live Search
07:16 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.