75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 26 Mars 2026 / MSH1

Moti sot: Diell, vranësira dhe temperatura mesatare

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura maksimale gjatë ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.