75 Mall Live Search
07:32 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / MSH

Moti sot: I vranët dhe me erë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale të ditës pritet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.