07:34 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Moti sot, i vranët dhe me shi

Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot.

Meqë në fushat barike do të ketë luhatje të herëpashershme, priten edhe shkarkime rrufesh si pasojë e vranësirave konvektive të cilat do të jenë në zhvillim, kryesisht në stadin e parë dhe të mesëm të Troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, si për bimë, po ashtu edhe për popullatën.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.