08:11 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / MSH

Moti sot: I vranët, me intervale dielli dhe ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohtë.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës pritet të jenë në mes -2 dhe 0 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht e lehtë deri në mesatare”, thuhet në njoftim.

Temperatura më e ulët do të shënohet në Dragash, ndërkaq më e larta në Prizren dhe Gjakovë.