Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK-ja.