Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët

Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 dhe 20 gradë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.